Pas fitores ndaj Milanit, Interi merr lajmin katastrofal
Interi i fitoi tri pikë tejet të rëndësishme në përballjen ndaj rivalit lokal, Milanit.
Sport
Interi fitoi me rezultat 1 me 0 ndaj Milanit, por që ka marr një lajm të hidhur.
Radja Nainggolan ka pësuar lëndim, ku mund ta humbet ndeshjen ndaj Barcelonës në javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.
Mesfuhsori belg u largua nga fusha në minutën e 30’ duke u zëvendësuar nga Borja Valero.
Sipas mediave në Itali, Nainggolan ka lënduar kyçin e këmbës, e që me gjasë do të mungoj në përballjen ndaj Barcelonës.
Testet mjekësore do të tregojnë në detaje për lëndimin e belgut, e që Interi do të shpresoj që të mund të llogarisë në të. /Lajmi.net/