Pas festës, ja sa gjatë mund ta mbani mishin e pulës në frigorifer
Festa e Vitit të Ri ka kaluar, por disa nga ushqimet kanë mbetur në frigoriferin tuaj.
Fun
Në mesin e tyre mund të jetë edhe mishi i pulës, për të cilin ekziston dilema se sa mund të mbahet në frigorifer, transmeton lajmi.net.
Por, sipas një shpjegimi shkencor, pula e gatuar mund të mbahet e sigurt në frigorifer për tre deri në katër ditë.
Nëse e vendosni në ngrirje, ju keni kohë dy muaj për ta përdorur atë.
Ndërkaq, ju do keni mundësi ta mbani nëntë muaj nëse e keni ndarë në copa.
Preferohet që pulën ta ngrini të vendosur në një enë të mbyllur hermetike ose ta mbështjellni me letër alumini. /Lajmi.net/