Pas Donnarummas, edhe Calhanoglu afër të largohet me parametër zero

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu është afër të largohet nga Mialni.

Sport

01/06/2021 10:25

Sipas “Tuttosport”, dallimi i madh ndërmjet kërkesës së turkut dhe asaj çfarë po ofron Milani është shumë i madh për të bërë ndonjë marrëveshje, transmeton lajmi.net.

27 vjeçari kishte 33 paraqitje në Serie A sezonin e kaluar ku kishte shënuar katër gola dhe 10 asistime.

Sipas artikullit, palët janë distancuar pas mos arritjes së një marrëveshje kohëve të fundit ku Milani kërkon që Calhanoglu t’i ulë kërkesat e veta, ndërsa përfaqësuesit e turkut duke se nuk kanë ndërmend ta bëjnë këtë.

Ai ka regjistruar 172 paratije për Milanin ku ka shënuar 32 gola./Lajmi.net/