Pas Diazit, AC Milani synon transferimin e yllit tjetër madrilen

AC Milani verën që lamë pas transferojë në formë huazimi me mundësi blerje sulmuesin Brahim Diaz nga Real Madridi.

Sport

21/12/2020 16:09

Diaz ka shkëlqyer me “Rossonerët” dhe shpesh herë ka qenë lojtar kyç që ka sjellë fitoren, transmeton lajmi.net.

Sipas Diario AS, Milani synon të huazojë edhe një lojtar tjetër nga “Galaktikët”.

Bëhet fjalë për sulmuesin Luka Jovic, për të cilin do ofrojnë gjashtë muaj huazim me mundësi blerje.

Klubi dhe lojtari gjithashtu janë të hapur që Jovic t’i bashkohet gjigantit italian, meqenëse nuk ka gjetur formën e duhur në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/