Pas aludimeve për lidhjen me Loredanën, postimi i fundit i Mozzik flet shumë

Mozzik ka dërguar një mesazh me një postim.

ShowBiz

16/01/2021 13:46

Reperi Mozzik dhe Loredana Zefi kanë vazhduar të komentohen shumë edhe pasi e konfirmuan ndarjen, shkruan lajmi.net.

Dyshja kohën e fundit kanë qenë bashkë në shumë vende, duke lënë të kuptohet se kanë lënë pas mosmarrëveshjet që kishin.

Madje, në pjesën e katërt të dokumentarit të Loredanës, dyshja u panë bashkë, ndërsa në një moment reperi nuk e përjashtoi mundësinë që në të ardhmen të jetojë sërish në Zvicër bashkë me të.

Në postimin e fundit, Mozzik ka dhënë sërish sinjale rreth ribashkimit me Loredanën.

“Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në postimin e artistit.

YouTube player