Pas 18 ndeshjeve, Man City pas tre viteve pëson humbjen e parë në grupe

PSG ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat komod 2 - 0.

Sport

28/09/2021 23:20

Golat nga Idrissa Gueye dhe Lionel Messi ishin të mjaftueshme që PSG të arkëtoi pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, OptaJoe, raporton se kjo është humbje e parë e Cityt në grupe pas tre viteve.

Në shtatorin e 2018, City u mposht nga Lyon me rezultat 2 – 1 dhe që nga atëherë kanë qenë të pamposhtur në 18 ndeshje.

Manchester City momentalisht renditët i treti në grup me tre pikë./Lajmi.net/