Pas 10 vjetësh foli për ndarjen nga Brad Pitt!

Edhe pse nga ndarja e tyre kanë kaluar shumë jetë, fansat e tyre janë ende të interesuar për të ditur, tregimin e Jennifer Aniston dhe Brad Pitt, e për këtë aktorja ka fol pas 10 vjetësh

ShowBiz

05/01/2015 16:49

Në një intervistë për emisionin “CBS Sunday Morning’, Jennifer Aniston ka fol për ndjenjat, ndërsa ka shpalos edhe detaje për ndarjen nga Brad Pitt, njërin prej meshkujve më të dëshiruar në Hollywood.

“Është fakt që tregimi për ndarje të përcjell gjithë jetën- edhe ju jeni grua e ndarë. Është e dhimbshme. Sigurisht nuk të pëlqen kur njerëzit flasin për këtë, por ata vazhdojnë, apo jo”, ishte pyetja e gazetarit.

“Për mua kjo nuk është më edhimbshe. O temë ende më përcjell vetëm se nga kjo mund të nxjerrin një titull të mirë. Kjo më shumë u intereson mediave se sa mua. Ne të gjithë kemi vazhduar përpara, tash e sa kohë”, ka thënë këngëtarja.

Ndërkaq, në pyetjen se a flet ende me ish bashkëshortin, Aniston ka thënë. “Ia kemi dëshiruar të gjitha të mirat njëri tjetrit për Vit të Ri, por vetëm kaq, nuk flasim vazhdimisht”, ka thënë aktorja. Lajmi.net