Parkuan veturat dhe u larguan shoferët- Presidentes së Komisionit Evropian i bllokohet rruga nga Aeroporti për tek Presidenca
Vizita e presidentes së Komisioni Evropian në Kosovë, Von der Leyen nuk ka nisur mbarë. Kjo pasi protestues të ndryshëm kanë vendosur që të pozicionohen në disa vende përgjatë rrugës së saj nga Aeroporti i Prishtinës deri tek Qeveria dhe Presidenca. Si fillim protestuesit u vendosën në dalje të Aeroportit të Prishtinës nga ku protestuan…
Lajme
Vizita e presidentes së Komisioni Evropian në Kosovë, Von der Leyen nuk ka nisur mbarë.
Kjo pasi protestues të ndryshëm kanë vendosur që të pozicionohen në disa vende përgjatë rrugës së saj nga Aeroporti i Prishtinës deri tek Qeveria dhe Presidenca.
Si fillim protestuesit u vendosën në dalje të Aeroportit të Prishtinës nga ku protestuan në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Të njëjtit bllokuan rrugën, por eskorta e presidentes evropiane arriti të dalë.
Por burime të lajmi.net bëjnë të ditur se eskorta e Von der Leyen ka ngecur në Fushë-Kosovë, pasi vetura të shumta kanë bllokuar rrugën duke lënë veturat të parkuara dhe shoferët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacioneve të deritanishme arritja e Von der Leyen në presidencë ku do të takohet fillimisht me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu dhe më pas me kryeministrin Albin Kurti do të jetë e vonuar.
Ajo parashihej të takohet me Haxhiun në ora 12:30, kurse me Kurtin në ora 13:00.
Komisioni Evropian e ka konfirmuar zyrtarisht vizitën e Von der Leyen në Kosovë për 1 tetor. Pas vizitës në Kosovë, von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ndërsa më 2 tetor do të vizitojë Shkupin.
Protestuesit bartën sot pankarta në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së ku ndër të tjerash theksohej se “Bashkimi Evropian na tradhtoi”./Lajmi.net/

