“Parku i Paqes” nuk do të preket edhe për 48 orë

Parku i Paqes në urën mbi lumin Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës në pjesën veriore dhe jugore, do të mbesë në të njëjtin vend për të paktën edhe 48 orë, është bërë e ditur sot nga kryetari i pjesës veriore Goran Rakiq, shkruan Beta.

Lajme

15/10/2015 11:15

Edhe pse ishte paralajmëruar se punimet do të fillojnë këtë mëngjes, e gjithë kjo punë është shtyrë për dy ditë derisa të arrihet marrëveshja përfundimtare, transmeton lajmi.net.

Kryetari i pjesës veriore, qysh para dy ditëve kishte paralajmëruar se nuk do të mund të fillojnë punimet, derisa të nënshkruhet memorandumi i demarkacionit të dy komunave.

“Marrëveshja e nënshkruar më 25 gusht në Bruksel, parasheh që fillimisht të nënshkruhet marrëveshja për caktimin e kufijve të pjesës veriore dhe asaj jugore të Mitrovicës, dhe më pas të fillojnë aktivitetet rreth revitalizimit të urës”, ka shtuar Rakiq.