Paris Saint-Germain përgatit festën në Ligue 1

PSG pritet të festojë bashkë me tifozët kur të ndeshet me Stade Rennais.

Sport

12/05/2018 10:32

Në Francë të gjitha ndeshjet e javës së parafundit do të luhen në orën 21:00, me përjashtim natyrisht të takimit Guingamp – Marseille.

Klubi nga Provansa vazhdon të mbajë të hapura diskutimet për zonën Champions në Le Championnat, kështu që Monaco do të japë maksimumin në Principatë për të mposhtur “jeshilët” e Saint Etienne-t, ndërkaq pasi fitoi gjithçka mund të fitohej në Francë Paris SG pritet të festojë bashkë me tifozët kur të ndeshet me Stade Rennais, në ndeshjen e fundit për këtë sezon në kryeqytet.

Një transfertë të vështirë ka edhe Olympique Lyon që për të ruajtur vendin e dytë që të kualifikon direkt në grupet e Champions League, duhet të mposhtë Strasbourgun që lufton për mbijetesën.