Parashutisti zgjidhi rubikun brenda sekondave derisa ishte në rënie të lirë prej mijëra metrash
Ky është momenti kur një parashutist zgjidhi enigmën e piramidës së Rubikut gjatë një rënieje të lirë prej 3,962 metrash nga një aeroplan në Tajlandë.
Fun
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Chinmay Prabhu, 23-vjeçar, po përpiqej të përfundonte sfidën Pyraminx, një version katërkëndor i Kubit të Rubikut, brenda 30 sekondave derisa u hodh me parashutë më 14 prill në Sri Racha, Chonburi.
Videoja tregon Chinmay-n, që vjen nga Mumbai, i cili zgjidh enigmën në 24.22 sekonda derisa ai bie në rënie të lirë i lidhur me një parashutist me përvojë.
Ai kërcen nga aeroplani së bashku me parashutistin tjetër, por e ka paksa të vështirë të kap piramidën e Rubikut nga parashutisti tjetër.
Rezistenca e erës e bën të vështirë për Chinmay-n të kapë enigmën, por sapo e kapë atë, ai e përfundon piramidën në një kohë rekorde.