​Parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Sipas MeteoKosova ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë ndërsa në zonat malore reshje bore. Era do…

Lajme

25/04/2024 07:54

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Sipas MeteoKosova ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë ndërsa në zonat malore reshje bore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 6 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.