Paraqitjet e mira të Vinicius JR – Ja si e komenton Solari brazilianin

Progresi i Vinicius JR tek Real Madrid duket se e ka kënaqur shumë trajnerin Santiago Solari.

Sport

16/02/2019 17:15

Trajneri i “Los Blancos” ka lavdëruar brazilianin e ri  para ndeshjes së La Ligas, që Real Madrid e luan kundër Gironas.

“Ai është shumë i ri dhe mund ta shihni se në muajt e fundit ai ka pasur shumë përmirësime” ka thënë Solari për reporterët, transmeton lajmi.net.

“Jemi shumë të kënaqur me progresin e tij. Ai po pranon shumë ndihmë jo vetëm në ndeshjet, por edhe nga stërvitjet” ka thënë tutje Solari.

“Shumë merita duhet të shkojnë për Vinicius, por edhe për shokët e skuadrës për këshillat që po i japin dhe po e ndihmojnë lojën e tij” ka thënë ndër të tjerash trajneri.

Real Madrid do të përballet të dielën me Gironan, dhe anësori brazilian pritet që të jetë në 11-shën startuese. /Lajmi.net/