Paralajmëron deputeti i PDK-së: Në Veri mund të ndodhin incidente të reja

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rashit Qalaj ka theksuar se megjithëse situata në veri të Kosovës duket e qetë në sipërfaqe, tensionet janë të larta dhe mund të çojnë në destabilizim. ‘’Është e vërtetë se në gjitha intervistat që kam dhënë, kam thënë se…

Lajme

12/12/2024 09:37

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rashit Qalaj ka theksuar se megjithëse situata në veri të Kosovës duket e qetë në sipërfaqe, tensionet janë të larta dhe mund të çojnë në destabilizim.

‘’Është e vërtetë se në gjitha intervistat që kam dhënë, kam thënë se situata në Veri të vendit në sipërfaqe duket e qetë, por nëse e shohim pak më thellë, ajo është shumë e tensionuar’’, tha ai.

Qalaj theksoi se shpërthimet e fundit në Stacionin Policor dhe ato në Ibër-Lepenc janë dëshmi e pasigurisë që mbizotëron në këtë pjesë të vendit. Ai theksoi se këto incidente, si dhe mundësia e përshkallëzimit të tyre, mund të shkaktojnë pasoja të rënda dhe të rrezikojnë stabilitetin e përgjithshëm në rajon.

‘’Nëse i shihni shpërthimet ditëve të fundit në Stacionin Policor dhe ajo në Ibër Lepenc dhe fare lehtë mund të ndodhin incidente të reja, të cilat do të bënin një destabilizim të situatës’’, u shpreh ai për FrontOnline.