Paralajmërimi për reshje shiu, AME: Kemi ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të dendura të shiut në datat 18-19 nëntor. Rreth këtij paralajmërimi ka reaguar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent. Në njoftimin e tyre, thuhet se AME ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante. ”Agjencia e Menaxhimit Emergjent, bazuar në mandatin…

Lajme

17/11/2025 20:56

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar reshje të dendura të shiut në datat 18-19 nëntor.

Rreth këtij paralajmërimi ka reaguar edhe Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

Në njoftimin e tyre, thuhet se AME ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante.

”Agjencia e Menaxhimit Emergjent, bazuar në mandatin dhe misionin e saj, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e situatës dhe koordinimin me institucionet relevante.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë qarkullimit, të shmangin zonat me rrezik vërshimesh, dhe të raportojnë çdo situatë emergjente në numrin unik 112.” thuhet në njoftim.