Para dhe ari fals – tifozët e Dortmundit tallen me Newcastle United, shkak pronarët miliarderë
Tifozeria e Borussia Dortmundit janë tallur me klubin anglez, Newcastle United, për shkak të pronarëve të rinj të këtyre të fundit. Newcastle United tash e një kohë janë në dorë të sheikëve arabë, të cilët synojnë ta rikthejnë klubin në majën e futbollit anglez dhe atë evropian. Ekipi anglez po përballet sonte me Borussia Dortmundin…
Sport
Tifozeria e Borussia Dortmundit janë tallur me klubin anglez, Newcastle United, për shkak të pronarëve të rinj të këtyre të fundit.
Newcastle United tash e një kohë janë në dorë të sheikëve arabë, të cilët synojnë ta rikthejnë klubin në majën e futbollit anglez dhe atë evropian.
Ekipi anglez po përballet sonte me Borussia Dortmundin në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Borussia Dortmund kanë hedhur para dhe ari fals në fushë e lojës, për t’u tallur me klubin anglez, siç shkruajnë mediat gjermane dhe ato të huaja.
Dortmund fans are throwing fake gold and money as an insult to Newcastle owners…pic.twitter.com/bJIkF4xddZ
— ??• (@sic_aa) November 7, 2023
Konkretisht, një grup i investitorëve të udhëhequr nga Fondi i Investimeve Publike (PIF) kanë blerë 100 për qind të aksioneve të Newcastle United për 300 milionë funte.
Për sa i përket pasurisë, krerët e Newcastle United janë pronarët më të pasur të një klubi futbolli ndonjëherë, duke kaluar sheikun Mansourin e Manchester Cityt dhe Al-Khelaifin e PSG-së./Lajmi.net/