Paqarada: Duhet të jemi të bashkuar – lojtari flet edhe për Muriqin, Rrahmanin e Rashicën

Leart Paqarada ka folur pas humbjes ndaj Sllovenisë.

Sport

11/10/2020 22:59

Humbja ndaj Sllovenisë vetëm sa rëndon më shumë situatën në kampin Dardan, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Leart Paqarada ka folur për ndeshjen, por edhe për gjërat që po ndodhin jashtë kampit, ku lojtarët si Rrahmani, Rashica e Muriqi po fyhen.

Ai ka bërë thirrje për të qëndruar të bashkuar në këtë kohë të vështirë.

Më poshtë ua përcjellim fjalët e Paqaradës.

Ndeshja më e mirë për ty me Kosovën por rezultati nuk u arrit?

“Është fazë negative për skuadrën. Fazë e vështirë. Loja nuk ishte e keqe, na mungonin metrat e fundit. Është kohë ku duhet të jemi të bashkuar”.

Ndikimi nga humbja?

“Po, ishte humbje e madhe. Ishte dështim, mirëpo në këtë kohë duhet që e gjithë Kosova të jetë pozitive. Së fundmi marr shembull Rrahmanin, Muriqin, Rashicën – populli i ofendoi, flasim për lojtarë të cilët unë jam krenar t’i kem ata në skuadrën time. Ata luajnë djemë që kanë lindur në Kosovë dhe kanë plotësuar ëndrrën dhe nuk na takon t’i fyejm. Këtu ku jemi, ata ishin lojtarët kyç që na sollën këtu. Duhet të jemi më pozitivë, t’i ndihmojmë njëri tjetrit dhe të mos jemi negativ”.

Kemi kapacitet por kemi gjashtë humbje në shtatë ndeshje – a ishin kundërshtarët e fortë apo ne dobët?

“Të dyja nga pak. Ndonjëherë në futboll futesh në një fazë ku nuk e kupton as vet ku është problemi. Ne në këtë fazë duhet të marrim mësim. Është fazë ku duhet qëndruar si bashku dhe të përkrahim njëri tjetrin”. /Lajmi.net/