Pamje të reja nga aksidentimi i autobusit kosovar me tramvaj në Gjermani

Një autobus nga Kosova është aksidentuar me një tramvaj në Dusseldorf të Gjermanisë.

Lajme

02/04/2022 14:56

Kështu ka raportuar mediumi gjerman “RP Online”, duke iu bashkëngjitur fotografi nga vendi i ngjarjes, përcjell lajmi.net.

Siç raporton mediumi, tramvaji doli nga shinat dhe drejtuesi i autobusit kosovar u lëndua lehtë, derisa citohet një zëdhënës i policisë.

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, derisa punonjësit kanë arritur ta rikthejnë tramvajin përsëri në shina, por nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin sërish. /Lajmi.net/