Një rrugë hapet, tjetra mbyllet – Kryeqyteti vazhdon punimet në pikun e sezonës, njofton për një pjesë tjetër që ndalohet qarkullimi për 5 ditë
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër më 22 korrik, segmenti i rrugës “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” do të jetë i mbyllur. Mbyllja e kësaj rruge do të zgjat pesë ditë, për shkak të zhvillimit të punimeve. “Për…
Lajme
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër më 22 korrik, segmenti i rrugës “Ilir Konushevci”, nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu” do të jetë i mbyllur.
Mbyllja e kësaj rruge do të zgjat pesë ditë, për shkak të zhvillimit të punimeve.
“Për të shmangur vonesat në komunikacion, qytetarët luten të shfrytëzojnë rrugët alternative:
- Rruga “Maliq Pashë Gjinolli”, përmes rrugës “Bajram Bahtiri”;
- Unaza Qendrore dhe rruga “Zagrebi”, përmes rrugës “Vëllezërit Fazliu”;
- Rruga “Murat Mehmeti”, me dalje në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Ndonëse është piku i sezonës dhe kolonat janë ekstreme me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë, Komuna e Prishtinës po mbyll pothuajse çdo ditë nga një rrugë të re për punime. Kjo po ndikon dukshëm në kolona edhe më të gjata /Lajmi.net/
Postimi i plotë: