Trump thotë se do të diskutojë “plane konkrete” për ta ndihmuar Libanin kundër Hezbollahut
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe presidenti i Libanit, Joseph Aoun, do të diskutojnë “plane shumë konkrete” për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Libanin ta largojë Hezbollahun, raporton CNN. “Për këtë do të flasim sot me presidentin tuaj dhe tashmë kemi disa plane shumë konkrete, me vende të…
Bota
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai dhe presidenti i Libanit, Joseph Aoun, do të diskutojnë “plane shumë konkrete” për mënyrën se si Shtetet e Bashkuara mund ta ndihmojnë Libanin ta largojë Hezbollahun, raporton CNN.
“Për këtë do të flasim sot me presidentin tuaj dhe tashmë kemi disa plane shumë konkrete, me vende të tjera që do të përfshihen dhe do të ndihmojnë. Por ata po bëhen gjithashtu shumë më të vetë-mjaftueshëm dhe do të flasim edhe për këtë”, tha Trump në Zyrën Ovale, ndërsa ishte ulur pranë Aounit.
Trump tha gjithashtu se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) janë “në proces” të tërheqjes nga Libani.
“Ajo ishte një marrëveshje e shkëlqyer që ata e nënshkruan me Libanin”, tha ai, duke shtuar se forcat izraelite “po ripozicionohen”.
Trump tha se do të ishte i gatshëm të bisedonte edhe me Hezbollahun.
“Do të flisja me Hezbollahun. Unë flas me të gjithë”, tha ai, duke shtuar se nëse Aoun do t’i kërkonte të bisedonte me Hezbollahun, ai do ta bënte këtë.