Pamje që nuk i kemi parë në TV | Bellingham i revoltuar, u “kap” me mbrojtësin e Chelseat

Jude Bellingham, mesfushori i Kombëtares së Anglisë ishte shumë i nervozuar dhe revoltuar pas humbjes së skuadrës së tij nga Chelsea në UEFA Champions League. Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet mesfushori i Borussia Dortmund duke dashur t’i çëronte disa hesape me mbrojtësin e Bluve të Londrës, Cucurella – menjëherë pas ndeshjes,…

Sport

08/03/2023 14:23

Jude Bellingham, mesfushori i Kombëtares së Anglisë ishte shumë i nervozuar dhe revoltuar pas humbjes së skuadrës së tij nga Chelsea në UEFA Champions League.

Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet mesfushori i Borussia Dortmund duke dashur t’i çëronte disa hesape me mbrojtësin e Bluve të Londrës, Cucurella – menjëherë pas ndeshjes, shkruan Lajmi.net

Përveç kësaj situate, ai më pas goditi edhe një kamerë – i cili po i afrohej lojtarit të Dortmundit për ta xhiruar.

Bellingham më pas është futur në dhomat e zhveshjes dhe është takuar me trajnerin e Chelseat, Graham Potter dhe pronarin, Todd Boehly.