Pamje fantastike të një zogu duke u zhytur në ujë
Fotografi të një zogu që zhytet në ujë.
Fun
Fotografi ka kapur momentin e saktë të një zogu duke fluturuar drejt ujit, në momentin që prek ujin dhe para zhytjes që të zë prenë e tij, transmeton lajmi.net.
Calvin Taylor Lee, nga Scunthorpe, Lincolnshire, ka bërë 600 fotografi rreth 10 orë derisa kapi momentin e rrallë dhe të bukur të zogut.

Pamja tregon balancim perfekt të zogut para se të zhytet në ujë dhe të marr ushqimin e tij. Duke krijuar një pamje të mahnitshme të reflektimit të pasqyrës, fotografi kishte fatin ta zë këtë moment.
Dhe në fund shihet momenti i fitores së zogut kur zë peshkun e vogël për ushqim, dhe pikat e ujit rreth tij. /Lajmi.net/




