Palatova në takim me Kurtin: Përsërita thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës dhe shfrytëzimin e Planit të Rritjes
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova ka takuar sot Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin. Në këtë takim që ishte lamtumirës, Palatova ka përsëritur disa mesazhe të BE-së. “Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen…
Lajme
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Europian në Kosovë, Eva Palatova ka takuar sot Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Në këtë takim që ishte lamtumirës, Palatova ka përsëritur disa mesazhe të BE-së.
“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE”, thuhet në komunikatën e zyrës së BE-së në Kosovë.
Në këtë komunikatë, gjithashtu kanë thënë se BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: