Vuçiqi sërish për Urën e Ibrit: U kam përcjellë amerikanëve fjalët tona për këtë çështje

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur edhe sot për temën e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se tashmë ka çuar fjalë te zyrtarët amerikanë për këtë temë. Vuçiq ka thënë se ka biseduar me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, Aleksandar Titolu, dhe se është  i sigurt se ai…

Lajme

27/08/2026 12:59

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur edhe sot për temën e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se tashmë ka çuar fjalë te zyrtarët amerikanë për këtë temë.

Vuçiq ka thënë se ka biseduar me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, Aleksandar Titolu, dhe se është  i sigurt se ai i ka përcjellë fjalët e tij në Washington.

“Para së gjithash, është çështje e jetës së njerëzve, mbijetesës së tyre në veri të Kosovës.Nuk e fsheha dhe jam mirënjohës ndaj Aleksandar  dhe shumë zyrtarëve amerikanë me të cilët fola për këtë temë, të cilët donin të dëgjonin mendimin tonë dhe të cilët dëgjuan atë që kishim për të thënë për këtë çështje”, ka thënë Vuçiq, duke pretenduar se Kosova synon ta hapë Urën e Ibrit me datën 1 shtator.