Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, Hoti e Bajrami flasin me shefin e FMN-së

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pasur sot një video-konferencë me Shefin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, z. Gabriel Di Bella.

Lajme

28/07/2020 18:42

Në komunikatë thuhet se Di Bella u njoftua nga Hoti e Bajrami për rishikimin e Buxhetit të Kosovës, Pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe veprimet që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për t’i përballuar pasojat ekonomike të pandemisë COVID – 19, shkruan lajmi.net.

Më këtë rast, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami e njoftoi z. Di Bella për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike – COVID – 19, për plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Republikës së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Ndërsa, De Bella theksoi gatishmërinë e Misionit të FMN-së në Kosovë për të bashkëpunuar edhe më tej me institucionet e Republikës së Kosovës në projekte konkrete zhvillimore. /Lajmi.net/