Pak para se të lexohet për votim deklarata për Specialen, Hamza shkon e takon Abdixhikun
Seanca e Kuvendit të Kosovës që duhej të niste në ora 11:00, për pak minuta pritet të nis. Para se të nis kjo seancë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se u harmonizua deklarata që pritet të miratohet. “E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres një përkrahje të plotë nga deputetët e Kuvendit të…
Lajme
Seanca e Kuvendit të Kosovës që duhej të niste në ora 11:00, për pak minuta pritet të nis.
Para se të nis kjo seancë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se u harmonizua deklarata që pritet të miratohet.
“E kemi tekstin e harmonizuar dhe pres një përkrahje të plotë nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për këtë deklaratë”, tha ai.
Para se kjo deklaratë të vendoset për votim, Hamza ka shkuar tek ulësja e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut për të biseduar.
Abdixhiku dhe Hamza janë parë duke biseduar për disa minuta.
Nuk dihet nëse Hamza ka kërkuar votat e LDK-së për këtë deklaratë. /Lajmi.net/

