Me gati dy orë vonesë nis seanca e Kuvendit- nis me betimin e deputetëve të rinj e vazhdohet edhe me Deklaratën e përbashkët
Me gati dy orë vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e 11-të me radhë. Kjo seancë ka filluar me betimin e deputetëve të rinj të cilët betohen sot pas formimit të Qeverisë së Kosovës. Haxhiu ka thirrur me emra të gjithë ata që zëvendësojnë kabinetin qeveritar. Në këtë seancë po ashtu…
Lajme
Me gati dy orë vonesë ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e 11-të me radhë.
Kjo seancë ka filluar me betimin e deputetëve të rinj të cilët betohen sot pas formimit të Qeverisë së Kosovës.
Haxhiu ka thirrur me emra të gjithë ata që zëvendësojnë kabinetin qeveritar.
Në këtë seancë po ashtu pritet që të lexohet deklarata e përbashkët e grupeve parlamentare pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Në seancë të pranishëm janë të gjitha grupet parlamentare, përjashtu këtu Listën Serbe./Lajmi.net/



