Bedri Hamza në bashkëbisedim me Lumir Abdixhikun e Vjosa Osmanin- seanca s’ka nisur ende
Seanca e cila parashihej të niste në ora 11:00 nuk ka filluar ende. Por kryetarët e partive politike veçse kanë dhënë sinjale se janë dakorduar rreth deklaratës së përbashkët për aktgjykimin e Hagës. Një gjë të tillë e potencoi edhe kreu PDK-së, Bedri Hamza si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. E pas hyrjes në…
Lajme
Seanca e cila parashihej të niste në ora 11:00 nuk ka filluar ende.
Por kryetarët e partive politike veçse kanë dhënë sinjale se janë dakorduar rreth deklaratës së përbashkët për aktgjykimin e Hagës.
Një gjë të tillë e potencoi edhe kreu PDK-së, Bedri Hamza si dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
E pas hyrjes në sallën e Kuvendit, Hamza është parë duke biseduar nga afër me Abdixhikun dhe Vjosa Osmanin.
I njëjti ka qëndruar thuajse tërë kohës afër tyre duke bashkëbiseduar./Lajmi.net/



