Pacolli përshëndet vendimin e Sirisë për ta njohur Kosovën
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i gëzuar pasi Siria ka njohur Kosovën. Ai ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për punën që po e bën për të siguruar njohje për vendin. “Sa e pashë lajmin se Siria e ka njohur Republikën e Kosovës, u gëzova shumë! Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, zonja…
Lajme
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i gëzuar pasi Siria ka njohur Kosovën.
Ai ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për punën që po e bën për të siguruar njohje për vendin.
“Sa e pashë lajmin se Siria e ka njohur Republikën e Kosovës, u gëzova shumë!
Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, zonja Presidente urime dhe mos u ndalni!”, shkroi Pacolli.