OVL UÇK-së me thirrje për nesër: Mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas zhvillimeve të sotme, duke u bërë thirrje kategorive të dala nga lufta dhe qytetarëve që nesër të mblidhen në sheshin e Prishtinës. “Popull i dashur, Kategori të dala nga lufta e UÇK-së, Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës. Të…

Lajme

05/10/2026 22:28

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas zhvillimeve të sotme, duke u bërë thirrje kategorive të dala nga lufta dhe qytetarëve që nesër të mblidhen në sheshin e Prishtinës.

“Popull i dashur,

Kategori të dala nga lufta e UÇK-së,

Nesër, mëngjesi duhet të na gjejë të gjithëve në sheshin e Prishtinës.

Të bashkuar dhe me dinjitet, për të mbrojtur atë që është e jona dhe për të dëshmuar se UÇK-ja na bashkon”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së. /Lajmi.net/