Otamendi refuzon Arsenalin

Skuadra e Arsenal do ta ketë të vështirë të sigurojë shërbimet e Nicolas Otamendi.

Sport

14/07/2019 12:29

Ditëve të fundit është raportuar për një interesim nga ana e Arsenal për shërbimet e mbrojtësit të Manchester City, Nicolas Otamendi.

Otamendi nuk ishte pjesë kryesore e planeve të Pep Guardiolas, dhe e njëjta gjë pritet të përsëritet edhe edicionin që po afron.

Sipas raportimeve të ‘Super Deporte’, Otamendi po injoron të gjitha interesimet, pasi zemra e tij rrah për një rikthim në ‘Mestalla’ tek Valencia, transmeton lajmi.net.

Për mbrojtësin argjentinas janë interesuar edhe Atletico Madrid dhe Paris Saint Germain. /Lajmi.net/