Osmani udhëton për në Washington, merr pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C. Me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Osmani do të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe…

Lajme

18/02/2026 16:05

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C.

Me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Osmani do të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Presidentja Osmani. /Lajmi.net/