Osmani shkoi në Mitrovicë të uroj Pecin, Muharremi: Turp i madh, kjo tregon që nuk paska qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon Kushtetuta

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar pasi e para e shtetit, Vjosa Osmani ka shkuar të uroj kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Pecin për detyrën e re. Ai ka thënë se me këtë veprim, “na ka turpëruar” Osmani, shkruan lajmi.net. “Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një…

Lajme

15/12/2025 10:50

Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka reaguar pasi e para e shtetit, Vjosa Osmani ka shkuar të uroj kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Pecin për detyrën e re.

Ai ka thënë se me këtë veprim, “na ka turpëruar” Osmani, shkruan lajmi.net.

“Vjosa Osmani shkoi sot në Mitrovicë në një ceremoni të veçantë me urue një kryetar, po nuk ka shku me urue askënd tjetër. Kjo, jo vetëm që është diçka e pazakont, por edhe është turp i madh për shkak të asaj që çka krejt ekspozon kjo aferë”, ka shkruar Muharremi.

Ai ka thënë se Osmani me këtë veprim, tregon se nuk ka qenë asnjëherë e paanshme si e kërkon Kushtetuta, dhe se edhe ajo ka hise në fitoren e Mitrovicës.

“Pse nuk shkoi me urue në Prizren apo Prishtinë? Ferizaj? E ndoshta, ajo edhe e paska bë ndarjen e LDK-së në Vushtrri dhe gjithë ato situata ku pa lejen e kryesisë u bë marrëveshja me LVV. Kuptohet që ajo po pozicionohet për kthim në politikë, por derisa ende është në pozitën e presidentit, ajo duhet me qenë e paanshme dhe me u ruajt pak, jo për vete medoemos, por për pozitën që përfaqëson. E kur ja shton faktin që gjithashtu e ka shty bllokadën dhe krizën duke i thënë një mandat të dytë LVV-së pa pasur fakte, e që pastaj dështoj… të gjitha këto janë fakte dhe argumente që ajo nuk paska qenë asnjëherë e pavarur si e kërkon roli i saj”, ka shtuar Muharremi. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i tij: