Osmani për tragjedinë në Turqi: Në këtë kohë të vështirë, solidariteti ynë është me popullin turk

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj për tragjedinë që ndodhi në Bolu të Turqisë, ku humbën jetën 66 persona nga një zjarr në hotel. Osmani përmes një postimi në platformën “X” ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, teksa u uroi shërim të shpejtë të lënduarve, transmeton lajmi.net. E para e…

Lajme

21/01/2025 15:23

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj për tragjedinë që ndodhi në Bolu të Turqisë, ku humbën jetën 66 persona nga një zjarr në hotel.

Osmani përmes një postimi në platformën “X” ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave, teksa u uroi shërim të shpejtë të lënduarve, transmeton lajmi.net.

E para e vendit ka thënë se mendimet dhe solidariteti i Kosovës është me presidentin, Erdogan dhe popullin turk.

“E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Bolu të Turqisë. Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve që mbajnë zi për këtë humbje të madhe. Ne jemi me reaguesit e guximshëm që punojnë pa u lodhur për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar ata në nevojë. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Në këtë kohë të vështirë, mendimet dhe solidariteti ynë janë me Presidentin Recep Tayipp Erdogan dhe popullin e Turqisë”, ka shkruar presidentja në platformën “X”./Lajmi.net/