Komandanti i NATO-s dhe krerët e KFOR-it takojnë Listën Serbe, theksojnë se siguria kërkon zgjidhje politike
Komandantët e NATO-s dhe të KFOR-it kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe angazhimin e misionit ndërkombëtar. Në takim morën pjesë admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të NATO-s në Napoli, gjeneralmajori…
Lajme
Komandantët e NATO-s dhe të KFOR-it kanë zhvilluar takim me përfaqësues të Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, ku kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe angazhimin e misionit ndërkombëtar.
Në takim morën pjesë admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të NATO-s në Napoli, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, komandant i KFOR-it në largim, si dhe gjeneralmajori Roberto Vergori, i cili do ta marrë drejtimin e këtij misioni.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë diskutimeve është ritheksuar se mandati i misionit mbetet i pandryshuar dhe se përkushtimi i tij ndaj të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë vazhdon të jetë i palëkundur.
Në njoftim është theksuar gjithashtu se siguria e qëndrueshme nuk mund të mbështetet vetëm në masat ushtarake, por kërkon zgjidhje politike.
Takimi vjen në kuadër të kontakteve të komandës së NATO-s dhe KFOR-it me përfaqësues të komuniteteve dhe institucioneve në Kosovë.