Tensionet në protestë, 7 persona në urgjencën e Traumës
Shtatë persona, mes tyre tre protestues dhe katër efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë. Sipas përditësimit të orës 18:40, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël. Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT)…
Lajme
Shtatë persona, mes tyre tre protestues dhe katër efektivë policie, po marrin aktualisht trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, pas përplasjeve gjatë protestës në Tiranë.
Sipas përditësimit të orës 18:40, të gjithë personat e paraqitur në urgjencë janë koshientë dhe në gjendje shëndetësore stabël.
Ndërkohë, nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) bëhet e ditur se katër protestues kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali, duke vijuar kujdesin shëndetësor në mënyrë ambulatore. (A2 Televizion)