Haziri: Harry Bajraktari u propozua për president në takimet VV-LDK

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga takimet që partia e tij i kishte zhvilluar me zyrtarët e LVV-së, në krye me Albin Kurtin, për çështjen e presidentit të vendit. Ai ka treguar ekskluzivisht në emision se një nga emrat e propozuar nga LDK-ja ka qenë edhe aktivisti shqiptar…

Lajme

14/10/2026 18:48

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga takimet që partia e tij i kishte zhvilluar me zyrtarët e LVV-së, në krye me Albin Kurtin, për çështjen e presidentit të vendit.

Ai ka treguar ekskluzivisht në emision se një nga emrat e propozuar nga LDK-ja ka qenë edhe aktivisti shqiptar në ShBA, Harry Bajraktari.

“Vetëvendosja i ka pasë diku 10 emra… kryesisht ka qenë komunitet akademik. Kena pas një shqiptaro-amerikan që ka qenë Harry Bajraktari, propozim i LDK-së…”, është shprehur Haziri në klankosova.