Osmani i thotë se po gënjen gazetarit që e pyeti pse nuk e vizitoi Bedri Hamzën gjatë mandatit të tij, e injoron pyetjen për rikthim të mundshëm në Guxo

Presidentja Vjosa Osmani, sot ka dal në një konferencë për media bashkë me kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Pecin. Ajo është pyetur nga gazetarët se pse nuk e ka vizituar ish kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën gjatë qeverisjes së tij në Mitrovicë. Për këtë, Osmani ka thënë se është gënjeshtër. “Unë kam mendim dhe…

Lajme

15/12/2025 11:30

Presidentja Vjosa Osmani, sot ka dal në një konferencë për media bashkë me kryetarin e ri të Mitrovicës, Faton Pecin.

Ajo është pyetur nga gazetarët se pse nuk e ka vizituar ish kryetarin e Mitrovicës, Bedri Hamzën gjatë qeverisjes së tij në Mitrovicë.

Për këtë, Osmani ka thënë se është gënjeshtër.

“Unë kam mendim dhe mendimi i parë që ajo që sapo e the është fake news, propagandë, gënjeshtër sepse jo vetëm njëherë por disa herë e kam vizituar Bedri Hamzën në këtë zyrë sa ka qenë kryetar i Komunës së Mitroviës. Prandaj, dhe jo vetëm në këtë zyrë por kemi qenë në vizitë në projekte të ndryshme, në shkolla, biznese bashkë me të kemi vizituar edhe OJQ të ndryshme. Pra, edhe kryetari paraprak e ka pas përkrahjen time për aq sa është në kompetenca të Presidentes.”, ka shtuar Osmani.

Ajo është pyetur nëse do të mund të kthehej në Guxo, pari të cilën e kishte themeluar pas daljes nga LDK, por që e injoroi plotësisht këtë pyetje.

Vizita e Osmanit në Mitrovicë, është kritikuar shumë pasi analistë politikë e kanë parë edhe si shenjë për rikthim në politikë pasi i kanë mbetur edhe shumë pak muaj në mandatin e saj si e para e shtetit. /Lajmi.net/