“Ose te Barca ose askund tjetër”

Lautaro Martinez është i qartë. Ai ka vendosur muaj më parë se dëshiron të transferohet te Barcelona në sezonin e ardhshëm.

Sport

14/05/2020 09:49

Sulmuesi argjentinas ka ëndërruar për mundësinë për të luajtur në ‘Camp Nou’ së bashku me bashkëvendësin e tij, Lionel Messi.

Klubi katalan në anën tjetër gjithashtu po kërkon një sulmues që do të zëvendësonte Luis Suarezin, që në janar mbush 33 vite.

“Ose po shkoj te Barcelona ose do të qëndroj në Milano”, këto janë fjalët që Lautaro u ka thënë drejtuesve të Inter, përcjell lajmi.net.

Lojtari po shtyn bisedimet mes Interit dhe Barcelonës, me klubin italian që po i kërkohet të ulë çmimin e Martinez, pas krizës financiare që ka shkaktuar COVID-19 te të gjitha skuadrat e futbollit.

Lautaro ka gëzuar formë të mirë këtë sezon në partneritet me Romelu Lukakun, duke krijuar një dyshe shumë të frikshme./Lajmi.net/