Opsionet e Zidanes për të mbuluar mungesën e Vazquezit në “Anfield”

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane duhet të mendojë se si do të përdorë mbrojtjen ndaj Liverpoolit, me Real Madridin që është pa mbrojtësit kryesorë, si Lucas Vazquez, Dani Carvajal, Sergio Ramos dhe Raphael Varane.

Sport

14/04/2021 11:19

“Los Blancos” mposhten “Reds” me rezultat 3 – 1 në ndeshjen e parë dhe kanë udhëtuar në Angli vetëm me një synim, që të kualifikohen në raundin tjetër, transmeton lajmi.net.

Me zgjedhjet e para dhe të dyta të lënduar në krahun e djathtë të mbrojtjes, Zidane ka vetëm disa opsione për ndeshjen në “Anfield”.

Katër mbrojtës, ndër ta Odriozola në krahun e djathtë

Alvaro është një ndër lojtarët që ka pasur me së pakti minuta te Real Madrid, por është i vetmi mbrojtës i krahut të djathtë që luan në pozitën natyrale.

Nëse Zidane vendos të hyjë në ndeshje me katër mbrojtës, Odriozola mundet të luajë në krahun e djathtë, Militao dhe Fernandez në qendër dhe Mendy si mbrojtës i krahut të majtë.

Me Militaon si mbrojtës i krahut të djathtë

Tjetër opsion për Zidane është qëndrimi me katër mbrojtës, por lëvizja e Militaos në krahun e djathtë, kurse Mendy se bashku me Nachon si qendërmbrojtës, derisa Marcelo në krahun e djathtë.

Me mungesën e Ramos dhe Varane, Militao ka zhvilluar ndeshje si qendërmbrojtës ndaj Liverpoolit dhe Barcelonës, kurse ka luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë në humbjen ndaj Real Betisit edicionin e kaluar.

Tjetër alternativë do ishte Nacho si mbrojtës i krahut të djathtë, Militao dhe Mendy si qendërmbrojtës, derisa Marcelo si mbrojtës i krahut të majtë.

Me Valverden si mbrojtës i djathtë dhe tre qendërmbrojtës

Në rast që Fede Valverde është plotësisht i gatshëm dhe të nis në “Anfield”, Zidane mund ta luajë si mbrojtës i djathtë, me Militaon, Nachon dhe Mendyn në qendrën e mbrojtjes.

Valverde ka ndihmuar shpesh Zidanen të mbulojë mungesën e lojtarëve në pozita të ndryshme gjatë viteve të fundit./Lajmi.net/