Opozita bojkoton seancën e Kuvendit për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës të premten, pritet të nxjerrë për miratim amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale.
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale nuk e cenon sovranitetin e shtetit.
Por, përfaqësuesit e tri subjekteve opozitare kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në seancën në të cilën pritet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për Gjykatën Speciale, shkruan ‘Epoka e re’.