Mot i ngrohtë dhe me diell të enjten, temperaturat deri në 25 gradë Celsius
Kosova gjatë ditës së enjte, 8 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, veçanërisht gjatë ditës. Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius, transmeton lajmi.net. Era do…
Lajme
Kosova gjatë ditës së enjte, 8 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara, veçanërisht gjatë ditës.
Sipas parashikimit të motit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.
Në përgjithësi, dita e enjte pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit./lajmi.net/