​Del grupi i parë i minatorëve të ngujuar në Trepçë

Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike ende nuk është rikthyer. Burime brenda minierës kanë bërë të ditur për KosovaPress se fillimisht 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në horizontin 11 minierë. Sipas këtyre burimeve, aktualisht nuk dihet ende numri i saktë i…

Lajme

07/10/2026 23:48

Grupi i parë i minatorëve ka nisur të dalë nga miniera, katër prej tyre përmes shkallëve emergjente, ndërsa energjia elektrike ende nuk është rikthyer.

Burime brenda minierës kanë bërë të ditur për KosovaPress se fillimisht 63 minatorë kanë mbetur të ngujuar në horizontin 11 minierë.

Sipas këtyre burimeve, aktualisht nuk dihet ende numri i saktë i minatorëve që kanë nisur të dalin nga miniera.

Për shkak të mungesës së energjisë elektrike, dalja po bëhet përmes shkallëve emergjente, ku po dalin minatorët që janë në gjendje më të mirë fizike. Ndërkohë, ende nuk ka informacione të plota për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje janë të pranishme të gjitha ekipet mjekësore, të cilat janë të gatshme të ndërhyjnë dhe të ofrojnë ndihmën e parë në rast nevoje.