Opinionisti Sali Rexhaj i bashkohet AAK-së: Do të jap kontribut për largimin e Kosovës nga agjendat serbe e ruse ku e ka futur Kurti e VV
Opinionisti i zëshëm në rrjetet sociale, Sali Rexhaj i është bashkuar AAK-së para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook se e ka për “privilegj, kënaqësi e obligim” të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti. Rexhaj, i cili jeton në Zvicër, tha se e ka marrë…
Lajme
Opinionisti i zëshëm në rrjetet sociale, Sali Rexhaj i është bashkuar AAK-së para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Ai njoftoi përmes një postimi në Facebook se e ka për “privilegj, kënaqësi e obligim” të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga kjo parti.
Rexhaj, i cili jeton në Zvicër, tha se e ka marrë besimin e degës së AAK-së në shtetin helvetik për të kandiduar.
“Ne kete liste me njerez te cilet kane merita te medha par liri, pavaresi dhe shtetndertim te Kosoves, do ta perfaqesoj mergaten, e cila ka aq shume merita ne te gjitha fazat, dhe e cila koheve te fundit po keqperdoret e anatemohet”, shkroi ai.
Tha se do të japë kontributin e tij për “largimin e Kosovës nga agjendat serbe e ruse”.
“Angazhimi im ne politike, rikthimi pas 30 vitesh, nuk ka te beje asgje me ambiciet e mia personale, por ti behem krah Ramush Haradinajt, Hero i Kosoves, dhe AAK-en si parti ne keto kohe te veshtira per Kosoven. Qe te jap kontribut tim ne kuader te AAK per largimin e Kosoves nga agjendat serbe e ruse, ku e kane fute Albin Kurti e Vv”.
Rexhaj tha se vendimin e mori edhe me përkrahjen e familjes dhe “rrethit të ngushtë dhe të gjerë”.
“Ka ardhe koha qe te bashkohemi si ne vitet 90, per ta rikthyer Kosoven ne rruge drejte BE, NATO e SHBA, sepse Kosova si shtet e shqiptaret si komb nuk kane rruge tjeter”, shkroi ai.