Operohet Rashford, nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri

Sulmuesi Marcus Rashford nuk do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit të ri në Premier Ligë.

Sport

30/07/2021 16:48

Rashford i është nënshtruar një operacioni në shpatull dhe nuk do të jetë i gatshëm të luaj për disa javë, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi raportohet se ka pasur dhimbje të ndryshme gjatë dy viteve të fundit dhe tani pas konsultimit me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer është vendosur që ai të operohet.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Man Utd përmes një njoftimi në webfaqen e tyre.

“Pas konsultimit midis Rashfordit, trajnerit, stafit mjekësor të klubit dhe specialistëve, Marcus do t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për të zgjidhur dëmtimin e shpatullës”.

“Ai tani do të përqëndrohet në rehabilitimin e tij në mënyrë që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha në njoftimin e Manchester United.

Ende nuk ka datë të saktë se kur do të rikthehet Rashford në fushën e gjelbertë. /Lajmi.net/