Operohet Mikel, mungon deri në prill
Mesfushori i Chelseas, John Bobi Mikel është operuar dhe kështu do të mungojë për skuadrën e tij deri në muajin shkurt.
Sport
John Obi Mikel është operuar gjatë ditës së sotme në gjurin e tij, dhe kështu nuk do të jetë i gatshëm të rikthehet në fushat e lojës deri në muajin prill.
Nigeriani ka munguar në katër takime të kaluara për Chelsean dhe pritet të mungojë edhe në disa të tilla, para se të jetë i gatshëm në muajin prill.
“Pas operacionit, ne presim që Mikel të jetë jashtë fushave të lojës për diku rreth një muaj. Unë mund të them se ai mund të kthehet në javën e parë të prillit”, ka konfirmuar trajneri i Chelseas, Jose Mourinho.