Operohet Alexis Sanchez

Inter ka njoftuar se Alexis Sanchez i është nënshtruar me sukses një operimi në kyçin e këmbës së majtë në Barcelonë.

Sport

16/10/2019 17:29

Lojtari i huazuar nga Manchester United te Inter, ka pësuar një lëndim me Kombëtaren e Kilit, në përballjen kundër Kolumbisë.

“Alexis Sanchez ishte në Barcelonë sot në mëngjes për konsultim me Dr Ramon Cugat. Vizita konfirmoi diagnozën e stafit mjekësor të Interit dhe u mor vendim që ai t’i nënshtrohet një operimi në kyçin e këmbës së majtë”, nis njoftimi i Inter, përcjell lajmi.net.

“Operacioni përfundoi pasdite dhe shkoi saktësisht siç ishte planifikuar”.

Ylli kilian këtë sezon te Inter ka shënuar vetëm një gol, në fitoren 1:3 te Sampdoria./Lajmi.net/