Operacioni “Duo” në Vlorë – Babë e bir kapen me armë automatike dhe municion në banesë
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga dy persona, babë e bir, të cilët posedonin armë zjarri dhe municion në banesën e tyre në fshatin Mifol. Operacioni i koduar “Duo”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, u bazua në të dhëna të siguruara…

Lajme
Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga dy persona, babë e bir, të cilët posedonin armë zjarri dhe municion në banesën e tyre në fshatin Mifol.
Operacioni i koduar “Duo”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Vlorë, u bazua në të dhëna të siguruara nga inteligjenca informative dhe kishte për qëllim parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale që mund të shkaktoheshin nga mbajtja dhe përdorimi i armëve pa leje, transmeton lajmi.net.
Të arrestuarit janë shtetasit:
-
B. K., 49 vjeç, me precedent penal për armëmbajtje pa leje;
-
K. K., 21 vjeç, djali i tij, të dy banues në fshatin Mifol.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, Policia ka sekuestruar:
-
1 armë zjarri automatike me fishek në fole, gati për qitje;
-
1 krehër me municion;
-
rreth 200 gëzhoja;
-
1 armë të ftohtë (thikë).
Të gjitha provat materiale janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia e Vlorës thekson se operacionet për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje do të vijojnë pa ndërprerje./lajmi.net/