Omlet me spinaq
Ja si të përgatisni një omletë të shijshme me spinaq.
Lifestyle
Koha e përgatitjes: 30 min
Përbërësit:
200-400g spinaq i freskët
50g gjalpë
3-4 vezë
Pak hudhër
Kripë dhe piper i zi
Pregaditja:
– Pastrohet spinaqi me ujë dhe coptohet imët në një enë të veqantë në pjesë të vogla katrore, më pas zihet në ujë për 10 min në temperaturë maksimale me qëllim që të zbutet.
– Vezët rrihen në mënyrë klasike në një pjatë tjetër dhe i vendosim pak kripë. Pasi spinaqi zihet largojmë ujin nga ai dhe vendosim 50 gr gjalp dhe copëza shumë të imëta të hudhrës bashkë me pak piper, duke e përzier masën vazhdimisht deri sa të shkrihet gjalpi.
– Në pjatën me vezët e rrahura vendosim masën nga spinaqi i pregaditur. Në një fërtere hedhim pak vaj dhe e lëmë të nxehet mirë vaji, pasiqë të nxehet vaji vendosim tërë masën në fërtere dhe e lëmë ashtu deri sa masa të fitojë dendësinë sa për ta kthyer në anën tjetër për pjekje të njëtrajtshme.
– Pasi piqen dy anët e omletës e kthejmë për gjysëm njërën anë të saj dhe e servojmë në pjatën për ngrënie.