Okinava në terr, evakuohen 500 mijë japonezë (Video)

Një tajfun i fuqishëm ka kaluar ditën e martë nëpër prefekturën më jugore të ujdhesës Okinacva, duke shkaktuar ndërprerje të plotë të trafikut ajror e detar, dhe duke lënduar të paktën 20 persona

Bota

09/07/2014 00:37

Autoritetet japoneze kanë kërkuar evakuimin e mbi 500,000 banorëve, qindra fluturime ajrore janë anuluar , 50,000 banorë kanë mbetur pa energji elektrike, kurse edeh rafineria e naftës është detyruar të ndërpresë prodhimin pasi tajfuni i fuqishëm Neoguri ka goditur ishullin Okinava.  

 

Ky tajfun është i teti me radhë i këtij viti dhe tashti po lëviz drejt lindjes së Detit Kinez, duke iu afruar ishullit Kiushu. Sipas meteorologëve, ka mundësi që ky tajfun të godasë edhe kryeqytetin e Japonisë, Tokio, njofton agjencia japoneze e lajmeve Kjodo.

 

Neoguri është dobësuar pak, por edhe më tutje është mjaft intensiv me goditje të erërave deri në 250 kilometra në orë, transmeton agjencia Reuters.